Në grupin B janë mësuar ekipet që do të kalojnë më tej në Kupën e Shqipërië atje ku Kukësi ka përmbysur Besën dhe nuk ka lejuar surprizat. Koleci shënoi në minutën e 8 të takimit dhe miqtë e mbyllin pjesën e parë në avantazh. Megjithatë Limaj në minutën e 67 dhe afrimi i verës, Ibrahimi, do t’i jepnin qetësinë verilindorëve për të mos krijuar çështje brenda klubit dhe duke siguruar biletën e kualifikimit.
Nga ana tjetër Skënderbeu ka bindur ndaj Pogdradecit duke e kaluar pa shumë probleme në shifrat 3-0. Sa i përket Partizanit, ekipi i Dajës u tregua mjaft cinik dhe ka mjaftuar goli i Broën në minutën e 19 për të mbyllur takimin. /Sport Ekspres/
Kupa e Shqipërisë, Grupi B
Kukësi-Besa 2-1 Limaj 67′, Ibrahimi 73’/ Koleci 8’
Skënderbeu-Pogradeci 3-0 Berisha 13’, Mensah 57′, 66′
Partizani-Apolonia 1-0 Broën 19’