Kupa e Shqipërisë/ Besëlidhja do 45 minuta për ta nxjerrë Partizanin me një këmbë jashtë, Tirana ia del me përmbysje

Sot janë luajtur ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Plot 14 ekipe zbritën në fushë ditën e sotme. Dueli i vetëm nga elita e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Flamurtarit përfundoi në shifra të barabarta 2-2.

Ai që ra më tepër në sy ishte humbja e Partizanit, të cilët humbën në Lezhë ndaj Besëlishjes me shifrat e thella 3-0. Këta të fundit kanë mbyllur gjithçka brenda 45 minutave të para të takimit, duke bërë kështu që një ekip pretendent si Partizani ta shohë veten me një këmbë jashtë këtij kompeticioni.

Surprizë në pjesën e parë pati edhe për ekipin tjetër nga kryeqyteti, Tiranën, por bardheblutë ia dolën që në fund të përmbysnin çdo gjë dhe u largua nga Kruja me rezultatin 1-3 përballë Kastriotit./Sport Ekspres/

Grupi A

Besëlidhja 3–0 Partizani | Bushi 13′, Jovanoviç 26′, Fetaj 44′

Erzeni 1–3 Teuta | Rezi 84′ / Kallaku (p) 57′, Gomes 73′, Gruda 82′

Kastrioti 1–3 Tirana | Ajazi 10′ / Ismaili 47′, Muçi 60′, 85′ (p)

Vllaznia 2–2 Flamurtari | Zogaj 2′, Lika 78’/ Nebihu 9′, Ribaj 17′

Grupi B

Apolonia 3–0 Luftëtari | Mehmeti 82′, Zaimaj 87′, Zoga 90’+3′

Lushnja 0–1 Kukësi | Malikji 19′

Besa 0–2 Skënderbeu | Essien 35′, Mara 57′

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *