VAR-i ishte padyshim një risi në futboll, pasi gjyqtari kryesor e ka më të lehtë për të dhënë një vendim. Megjithatë edhe me ndihëm e teknologjisë, në shumë raste arbitrat vazhdojnë të bëjnë gabime fatale e të padrejta. Ditën e sotme, në ndeshjen Burnley- Neëcastle, arbitri Taylor ka bërë një gabim trashanik, duke i mohuar një penallti të pastër Neëcastle.
James Tarkoëski duket se ngatërroi futbollin me ndonjë sport të arteve marciale, të tipit “Kung Fu’’, teksa ka goditur me këmbë në kokë Sean Longstaff. Duke mos qenë i sigurtë se çfarë vendimi të merte, arbitri vendosi të shikonte VAR-in. Çuditërisht edhe pse rasti ishte majft flagrant, Taylor nuk e ka akorduar penalltinë. Mbështetësit e Neëcastle nuk i kanë besuar dot syve dhe në rrjete sociale kanë shërthyer ndaj gjyqtarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/