“Kumbulla është nivel i lartë, përballet në mënyrë absolute me Levandovskin”, Çipi: Për ne është sukses edhe një pikë

Kreshnik Çipi ka folur në prag të sfidës që Kombëtarja do të zhvillojë në Varshavë kundër Polonisë mbrëmjen e sotme. Ish-futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, që moderohet nga Drilon Xhepollari dhe transmetohet në “Ora News”, ku tregon besimin e tij se kuqezinjtë mund t’ja dalin të largohen me pikë nga transferta e sotme. Çipi nuk e sheh një problem mbulimin e Robert Levandovskit, pasi sheh Kumbullën në nivelin e duhur për të lënë në hije sulmuesi ne Barcelonës.

“Kam shpresë se ne do ia dalim mbanë. Fakti që është e plagosur keq, do të thotë që do të jetë shumë e angazhuar, shumë e mobilizuar në takimin me ne. Mirëpo mund të ketë edhe të kundërtën. Mund të ketë nga ana e tyre një tejkalim të angazhimit, të impenjimit, që do i dërgojë ata në një ngërç. Kështu që është për t’u parë.

Levandovski? Sigurisht, nuk është e lehtë të luash me futbollistë të tillë. Por unë kam një simpati të veçantë për Marash Kumbullën. Është një lojtar i nivelit të lartë. Ai e ka treguar fare mirë këtë në periudhën që ka luajtur me Veronën. Arriti ta çojë ekipin e Veronës në kushte tepër të favorshme në kampionatin italian. Nuk ka pasur aktivizimin e duhur këtë vit nga Murinjo, vetëm muajin e fundit është aktivizuar. Për mua, Murinjo ka krijuar probleme për skuadrën e tij. Marash Kumbulla është një lojtar që mund të përballet në mënyrë absolute me Levandovskin. Kundështarin më të fortë kemi Poloninë. Nëse ne sot di ia dalim të marrim një pikë, ky do të ishte një sukses për ne.”, ka thënë Kreshnik Çipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *