Marash Kumbulla vazhdon të jetë në top listat europiane dhe botërore sa i përket talenteve më premtuese për të ardhmen. Në arenën e futbollit mbrojtësi është një burim krenarie për të gjithë shqiptarët. Këtë herë CIES e rendit në listën me 25 talentet më premtuese në të gjithë botën bazuar në nivelin e eksperiencës së grumbulluar deri më tani.
Studimi është publikuar ditën e djeshme, ndërsa të dhënat janë mbledhur duke nisur që nga data 1 janar 2020 e deri në 24 shkurt të këtij viti. Të gjithë lojtarët e përfshirë janë të datëlindjes 2000. Përkrahë Kumbullës janë emra të njohur tashmë për botën e futbollit, pavarëisht moshës së tyre të re, ku përmendim Jadon Sancho të Dortmundit, Alphonso Davies të Bayern-it, Erling Haaland, Vinicius Junior, Kulusevski, Feran Torres, Phil Foden apo Sando Tonali i Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/