Kukësi-Tirana do të vendosë shumë për kampionatin shqiptar, ndërsa do të zhvillohet në ditën e sotme në “Air Albania”. Një përballje që pritet me interes të lartë, ndërsa skuadra humbëse do të ketë edhe një goditje psikologjike për vazhdimësinë.
Por trajneri Sormani nuk dëshiron që ta shohë këtë përballje dhe të bëj llogaritë matematikore. Koha nuk pret dhe është vetë Partizani që do të luajë ndaj Bylisit nesër, prandaj lojtarët duhet të mendojnë për tre pikët nga skuadrës së Dovedan, përpara llogarive të sotme.
“Nuk mendoj shumë për lojtarët që rrezikojnë derbin, por vetëm për Bylisin. Jam këtu që të flas për këtë ndeshje, që është shumë e vështirë dhe e ardhmja për ne është dita e nesërme. Bylisi është dinamike si skuadër dhe ne duhet të ulim kokën, që të jemi të fortë. Nuk më intereson shumë sesi vjen goli, me aksion apo nga goditjet standarte. Sulmuesi duhet të jetë i shkrirë me skuadrën edhe kur ne mbrohemi, megjithëse ju jap të drejtë se duhet një lojtar që shënon. Nëse nuk do të vrapojmë dhe të marrim pikët, atëherë është kotë që të shohim të tjerët. Rezultati te Kukësi-Tirana? Për mua nuk vlen fare”, ka thënë Sormani. /Sport Ekspres/