Kukësi, të shtunën miqësorja e radhës. Pakult: Prioritet loja, jo rezultati

Kukësi është kthyer në Shqipëri dhe ka nisur stërvitjen në prag të rinisjes së sezonit, por ndërkohë klubi ka organizuar një tjetër miqësore. Të shtunën pasdite, ora 15:00, do të zhvillohet në Pezë-Helmës një miqësore me Dinamon, rival të cilin Kukësi e pati përballë edhe në verë.

Do të jetë një tjetër test për të provuar lojtarë dhe për të përmirësuar skemën që ka në mendje trajneri Peter Pakult, i cili për RTSH Sport shprehet: “Pjesa më e mirë e grumbullimit ishte njohja me ekipin. Testeve miqësore nuk u jap rëndësi, pasi kanë vlerë vetëm përgatitore.  Shkoi mirë përgatitja dimërore, por duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës në kampionat. Në kokën time e kam të qartë sesi duhet të luajë Kukësi, por do të shohim sesi mund të përmirësohet kjo skemë. Kur të mbyllet përfundimisht merkatoja, atëherë do të jetë çdo gjë e qartë sa i përket skemave të lojës që do të praktikojmë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *