Kukësi do të kryejnë në Slloveni fazën përgatitore. Trajneri Peter Pakult dhe skuadra do të kenë kushte shumë të mira për t’u stërvitur para ndeshjeve në Kupat e Europës.
Normalisht që skuadra do të zhvillojë dhe disa teste miqësore gjatë qëndrimit në tokën sllovene dhe janë konfirmuar dy skuadrat e para që do të ndeshet.
Në datën 19 nënkampionët e Shqipërisë do të ndeshen me Mariborin, ndërsa pak ditë më vonë do të përballjen me skuadrën azere të Gabalës.
Të dyja këto skuadra janë shumë të forta dhe kuksianët vërtetë mund të matin forcën e tyre reale, para aventurës në Europë.