Peter Pakult është prezantuar sot si trajneri i ri i Kukësit. Trajneri i njohur austriak ka qenë në Shqipëri në rininë e vet me kombëtaren austriake, ndërsa në vitet 2000 ka pasur te Rapidi i Vjenës Hamdi Salihin, i cili shkëlqeu me të në drejtim.
Tani Pakult nis punë në Shqipëri, pas disa vitesh mes Austrisë, Kroacisë e Serbisë.
Zëvendësi i Pakult do të jetë Rama Hallaçi. Mbrojtësi i njohur, tashmë në fundin e karrierës, ndërmerr një hap të ri në karrierë dhe bëhet pjesë e pandashme e Kukësit, jo me thjesht si futbollist.