Verilindorët janë ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen e tretë miqësore. Skuadra e Peter Pakult ka barazua me ekipin rumun të Hermanstadt, që vetëm këtë edicion që sapo u mbyll është ngjitur në elitën e futbollit rumun.
Skuadër kuksiane e ka gjetur golin e parë me anë të gjeorgjianit Irakli Dzaria, i cili është treguar i saktë në minutën e 76-të.
Gjithsesi Hermanstadt ka arritur që të gjejë golin e barazimit, duke u hequr gëzimin e fitores së parë në testet miqësore nënkampionëve të Shqipërisë. Edhe në këtë përballje tekniku austriak ka parë gati të gjithë lojtarët që ka në dispozicion.
Kukësi 1
Hermanstadt 1
Shënues: Dzaria 67’
Formacioni i Kukësit: Maloku, Zguro, Qaqi, Shameti, Uilliam, Shkodra, Musolli, Dzaria, Shpehar, Plaku, Harba. Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Kolicci, Frashëri, Peposhi, Ebipi, Joti, Rrumbullaku, Hoxha, Alla, Kalaja, Maliqi, Ethemi, Çyrbja, Limaj.