Kukësi marshon i dyti, Kamzën e ndalin shtyllat

Kukësi merr një fitore asapk të lehtë në ndeshjen me Kamzën në transfertë. Elton Kale ishte “heroi” i kësaj ndeshje, që realizoi që në minutën e 5-të. 29-vjeçari ishte i saktë në tentativën nga brenda zone, duke i dhënë pikë të plota skuadrës së tij. Pa fat Kamza që del sërish pa pikë pasi goditi dy herë traversën. Në pjesën e parë ishte Fukui, ndërsa në fraksionin e dytë Raçiç patit të njëjtin fat. Të besuarit e Ndreut rrezikojnë shumë tani që Teuta dhe Kamza janë afruar ndjeshëm. Kukësi në anën tjetër tregon dhe një herë se është skuadër e frikshme në transferta. Kampionët në fuqi vijojnë të jenë në vendin e dytë, 6 pikë para Partizanit.

Kamza 0-1 Kukësi

Shënues: Kale 5’

GOLI

5’ – Kale tregohet i saktë pas një harkimi nga e djathta.

Kamza: Abdyli, Idrizi, Çukoviç (Raçiç 72’), Lelis, Zguro, Arrabal, Malaj( Rezi 46’),Fukui, Ymeraj( Mehmeti 46’), Fili, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu. (Të gatshëm: Gjonikaj, Agalliu, Zefi, Basha).

Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Idrizi (Alla 83’) , Musolli, Dzaria, Shkodra, Kale (Ebipi 60’), Balde( Ethemi 9’). Trajner: Peter Pakult. (Të gatshëm: Koliçi, Peposhi, Ymeraj, Koldashi).

Kartonë të verdhë: Arrabal 57’, Raçiç 80’/Rrumbullaku 34’, Zhderiç 44’, Musolli 80’, Hoxha 83’ Ebipi 90’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *