Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër transferim. Bëhet fjalë për mbrojtësin 19-vjeçar, Kledis Hida. Ky i fundit është edhe pjesë e Shqipërisë U-19, ndërsa ka firmosur për verilindorët një kontratë që do e bëjë pjesë të tyre për 2.5 vitet e ardhshme.
Lajmi vjen nga vetë klubi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku njoftojnë se lojtari do të jetë në urdhërat e trajnerit Duro që nga ndeshja e ardhshme. Hida luan në qendër të mbrojtjes si dhe në të djathtë të saj, ndërsa duke u nisur edhe nga mosha shihet si një investim i vlefshëm për të ardhmen. Ekipi i fundit ku futbollisti shqiptar ka luajtur është Vëllaznimi i Gjakovës në kampionatin kosovar./Sport Ekspres/