Skënder Gega është larguar nga drejtimi i Kukësit. Trajneri ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme dhe ka lënë të lirë stolin në krye të pankinës. Safet Gjici nuk është vonuar shumë dhe ka gjetur menjëherë pasardhësin.
“Superliga shqiptare 84” ka mësuar se trajneri i ri do të vijë nga Polonia. Bëhet fjalë për Enkelejd dobin, i cili pas një karriere si futbollist në kampionatin polak, ka nisur edhe karrierën e tij si trajner duke drejtuar ekipet Ëidzeë Lodz dhe Gornik Polk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/