Kukësi mori tre pikë të arta sot në Shkodër dhe e ka nisur shkëlqyeshëm vitin, ndërkohë që edhe në merkato nuk ka të ndalur.
Sot drejtuesit e Kukësit kanë mbyllur gjithçka me sulmuesin Idelino Gomesh Kolubali, shkurt Idé Kolubali.
Një gjigant, 2.04 i gjatë, sulmuesi nga Guinea-Bisau ka luajtur për shumë vite në Portugali, duke shkuar në vitin 2016 te Boavista në Primeira, hapi i madh i karrierës për të. Gjithsesi, aty nuk i eci dhe Boavista e huazoi në Norvegji, në divizionin e dytë, te Jervi.
Dy gola në vetëm 306 minuta kampionat dhe Idé Kolubali u kthye në Portugali verën e shkuar, por që atëherë nuk ka parë më fushë me sy, sepse Boavista e ka nxjerrë jashtë planeve të saj.
Tani sulmuesi firmos për Kukësin, ku do të shtojë konkurrencën për Gurin, i cili është pikë kyçe me formën që ka pasur këtë sezon, por nga ana tjetër afrikani 24-vjeçar mund të rezultojë një goditje edhe për të ardhmen, duke parë se Guri mund të shitet në verë.