Kujton periudhën në krye të Realit të Madridit, Ançeloti: Nuk i flisja asnjëherë për Mesin se trembeshin

Evertoni është duke u përballur kundër Mançester Sitit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. “Qytetarët“ hyjnë me stofin e të pamposhturit në këtë duel dhe Karlo Ançeloti e di mjaft mirë. Në një intervistë për “Liverpool Echo“, trajneri italian ka treguar se nuk i flet lojtarëve për skuadrën e Sitit.

Për të argumentuar arsyen e lidh situatën me “El Classico“-n, kur përballë Realit vihej Leo Mesi. Ançeloti zbulon se përgjatë kohës që ishte në krye të pankinës së “galaktikëve” asnjëherë nuk u fliste për Mesin, pasi lojtarët do të trembeshin prej tij.

“Kur isha në Madrid luajtëm shumë herë kundër Mesit, i cili ishte një nga kundërshtarët më të mire. Unë nuk flisja për Mesin me lojtarët. Ata do të tremben. Përpiqem të mos flas shumë për Mançester Sitin. Të gjithë i njohin lojtarët dhe cilësinë e individëve dhe cilësinë e skuadrës”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *