Ku shkoi tiki-taka?/ Barcelona me skema të panjohura, Valverde e ka humbur logjikën me 1-2-1-6

Barcelona dështoi të mposhtë Slavian e Pragës mbrëmjen e ndjeshme, teksa doli nga “Camp Nou” vetëm me një barazim 0-0. Katalanasit nuk e kanë më atë forcën e mëparshme duke mos trembur më në fushë, dhe rezultati i mbrëmshëm e tregoi qartë. Madje ka edhe nga ata që i çojnë gjërat më larg, duke thënë se ciklit të klubit spanjoll tashmë i ka ardhur fundi.

Barça duket se e ka humbur tërësisht  sensin dhe duket e ç’orientuar në fushën e lojës. Blaugranët duket se e kanë harruar “tiki-taka”-n e famshme që i solli shumë suksese dhe trofe, ndërsa në ndeshjen kundër Slavias së Pragës u panë edhe skema apo taktika deri diku të palogjikshme si dhe të pa aplikuara ndonjëherë në këtë ekip. Madje në minutën e 7-të të takimit ndaj skuadrës çeke shihet që lojtarët katalanas janë të vendosur në një sistem 1-2-1-6.

Një sistem i tillë përbën edhe filozofinë e Thiago Motta-s, që shprehej se pëlqen një futboll ultra- ofensiv, të tipit 2-7-2, në mënyrë që lojtari me topin në zotërim të ketë 3-4 mundësi pasimi dhe 2 bashkëlojtarë pranë për ta ndihmuar.

Pak a shumë e tillë ishte edhe situata e mbrëmshme te Barça, megjithëse një gjë e tillë nuk i dha aspak sukses Valverdes, që duket se i kanë mbaruar idetë dhe po praktikon në mënyrë të pashpresë taktikën e ish-futbollistit të Barcelonës./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online