Ramen Çepele është talenti shqiptar që vendosi rekord në Kombëtaren e Shqipërisë me debutimin e tij ndaj Kosovës. Kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave përtej Shqipërisë dhe së fundmi është prestigjozja “Calciomercato” e cila shkruan për mbrojtësin që aktualisht është pjesë e Hanoverit.
Duke e krahasuar me historinë e Kumbullës, Çepele vlerësohet si një futbollist me talent të madh që ka gjithë kohën përpara për t’u përmirësuar. E kaluara me të rinjtë e Interit e ka përforcuar së tepërmi, por e ardhmja mund të jetë sërish në një tjetër klub prestigjoz italian. “Ndoshta, ku i dihet, ndoshta një ditë Çepele do të luajë për Juventusin që ka thërritur në stadium për të që fëmijë”, shkruhet në artikullin e “Calciomercato”. /Sport Ekspres/