Barcelona ka shpërndarë njoftimin zyrtar gjatë pasdites së sotme duke treguar se ishin ndarë rrugët me Lionel Mesin. Padyshim që kjo ishte ngjarja e ditës për futbollin europian dhe këtë herë vinte gjithçka e shkruar nga faqja zyrtare e katalanasve.
Por ku do të shkojë Lionel Mesi? Kompanitë e basteve kanë nxituar për të nxjerrë koeficientet e para. Kështu sipas “Sky Bet”, favoriti kryesor për të marrë shërbimet e argjentinasit është PSG që kuotohet me 1.9. Në vendin e dytë vjen Barcelona me 3.50 duke fantazuar për një tjetër prapakthehu që duket mision i pamundur.
Sa i përket Manchester City vjen kuotimi me 4.00, i ndjekur nga klubet e MLS me 13, Neëells Old Boys me 15, Inter me 16, Manchester United me 19 dhe për ta mbyllur me Chelsea-n dhe Juventusin që kanë koeficientin 21. /Sport Ekspres/