Kthehet në fushë pas derbit, Tirana nxjerr në shitje biletat kundër Flamurtarit

Tirana do të zbresë sërish në fushën e lojës ditën e mërkurë, ku do të presë në “Selman Stërmasi” ekipin e Flamurtarit. Bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për tifozët e tyre, të cilat variojnë nga 300-1000 Lekë të reja.

Kryeqytetasit janë të motivuar pas asaj fitoreje në momentin e fundit në derbin me Partizanin, që kishte një vlerë të madhe, pasi për 5 vite nuk njihnin fitore në një përballje të tillë. Megjithëse pa trajner në stol, Tirana do të kërkojë të shfrytëzojë këtë moment pozitiv pas derbit dhe të marrë tre pikët e radhës me vlonjatët, që janë ende në fundin e tabelës, megjithëse kanë shfaqur shenja jete kundër Bylisit./Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:         

Dalin në shitje biletat për ndeshjen, KF Tirana – Flamurtari FC. Biletat mund ti gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, prej orës 09:00-17:00

Çmimet:
Tribuna A,B – 1000 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja
Tribuna H (Sektori Mik) – 300 Lekë të reja

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online