Heroi i Gjermanisë, mesfushori Toni Kros, deklaroi pas fitores së vuajtur kundër Suedisë, me golin e tij në fund të shtesës: “Nuk jemi kthyer ende në nivelin tonë më të lartë. Duhej të shënonim në fillim, duhej të shënonim sërish pas barazimit, por patëm shumë luhatje dhe vuajtëm deri në fund. Megjithatë, mendoj se e merituam dhe tani kemi detyrimin që të luajmë mirë dhe të fitojmë ndaj Koresë së Jugut”.
KRITIKAT – “Na kanë kritikuar pa fund, pjesërisht me të drejtë. Na është krijuar përshtypja se një numër shumë i madh njerëzish në Gjermani do ishin të lumtur nëse ne eliminoheshim sot, por nuk është kaq e lehtë”.
GOLI SUEDEZ – “Gabova unë, nuk ka dyshim, por nëse e prek topin 400 herë në një ndeshje dhe gabon dy pasime, edhe mund të gabosh”.