Kritikat për trajnerët shqiptarë, Shakohoxha: Si puna e patentave fallco, më thoni një emër?

Gjithmonë te Kombëtarja është hedhur teza e një trajneri shqiptar që mund të mbërrijë për të kryesuar kuqezinjtë. Por kur vjen zyrtarizimi i teknikut, gjithçka zgjidhet si për të shuar dyshimet, ku gjithmonë merren nga jashtë.

Komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha, ndan opinionin se Reja nuk duhet të vazhdojë në krye të Shqipërisë. Por kur hidhet teza për një trajner shqiptar, përgjigja është e qartë në studion e “Zona Gol”:

“Këtu bëhet një skandal i madh me mediat me këtë temë. Ne nuk kemi trajner shqiptarë për këtë punë. Shikoni shkollën e trajnerëve në Kamëz. Është bërë si ajo puna me patentat fallco. Të gjithë ata që drejtojnë aty e kanë 0 karrierën e tyre. Më thoni një emër që ka qenë aty dhe nuk është bërë trajner? Ne nuk po prodhojmë. Kudo që shkojmë, kemi po të njëjtët emra. Besnik Hasi dhe Arjan Peço, por që për momentin nuk vijnë dot. Unë jam kundër vazhdimit me Rejën. Ishte mirë për atë momentin kur gjendeshim, por vetëm kaq. Tani ia dimë datën e skadencës dhe nuk duhet ta mbyllë karrierën patjetër me Shqipërinë”, ka thënë Shakohoxha. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online