Kritika se nuk festoi pas fitores me Kukësin, Gurishta reagon: Nuk do e bëja dhe sikur të na e kishin kërkuar, të vegjël para Vllaznisë

Vllaznia arriti që të fitojë ndaj Kukësit me shifrat 2-1. Si një finale e vërtetë u përjetua kjo sfidë, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe Gurishta. Shumë kritika pati për lojtarin se përse nuk festoi me tifozët pas ndeshjes, por kapiteni tregon se klubi nuk ka arritur ende asgjë dhe për këtë arsye nuk mund të festonte.

“E ndjej për detyrë për të kthyer një përgjigje duke marrë shkas nga një postim i pakuptimtë, gjoja paskam refuzuar festimin në fund të takimit. Kurrësesi nuk është e vërtetë, POR (ka një Por të madhe) edhe Sikur t’na ishte kërkuar për të bërë festë ashtu siç bëmë në fund të ndeshjes me Partizanin, do të kisha preferuar mos të bëjmë sepse ka 3 javë kampionat dhe asigja nuk kemi arritur.

Jam ndër personat e parë që afrohem drejt jush për t’iu falënderuar si në fitore, si në humbje dhe postime të tilla janë të pakuptimta. Secili prej nesh duke filluar te unë i pari dhe duke përfunduar te gjithësecili prej jush, jena të vegjël para Vllaznisë”, shkruan Gurishta në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *