“Kristjan Asllanin e kam si një vëlla të vogël”! Calhanoglu vlerëson mesfushorin shqiptar: Po rritet shumë

Calhanoglu ka vlerësuar Kristjan Asllanin pas ndeshjes së djeshme të Interit në Champions League. Lojtari i zikaltërve tregoi lidhjen e ngushtë që ka me futbollistin e Shqipërisë, duke e quajtur si një vëlla të vogël.

“Kristjan Asllani po rritet shumë. Unë e shoh atë si një vëlla të vogël. Ai vërtet dëshiron që të luajë, por kërkon pak kohë, pak durim. Ne jemi ekip i bashkuar, ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë, jemi një skuadër”, tha Calhanoglu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *