Mediat italiane pretendojnë se drejtuesit e Interit janë të pakënaqur me rezultatet dhe se nuk kanë besim te Inzaghi. “Sezonin e kaluar ai nuk e fitoi Scudetton, megjithëse kishte një shans të madh për ta bërë këtë. Besimi i lojtarëve është lëkundur”, raportojnë mediat në Itali.
Interi mundi 1-0 Porton në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe tani duhet ta mbrojë atë avantazh në Portugali. Nëse zikaltërit nuk do të kalojnë më tej, atëherë Inzagi do të shkarkohet menjëherë. Marrëdhëniet mes lojtarëve janë përkeqësuar dhe trajneri e ka humbur dhomën e zhveshjes. Nga e gjitha kjo situatë mund të përfitojë Kristjan Asllani, lojtari me potencial që nuk ka pasur besimin e Inzagit. /Sport Ekspres/