Kristi Vangjeli nuk i tradhëton ngjyrat bardheblu, zbulohet e ardhmja e mbrojtësit shqiptar

Kristi Vangjeli përfundoi aventurën e tij me Tiranën dhe tani është gati të nisë një tjetër në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar me sa duket e ka vendosur të ardhmen e tij dhe në ditët në vijim pritet të bëhet gjithçka zyrtare. Vangjeli do të ndryshojë kryeqytet, por jo ngjyrat e fanellës.

Futbollisti 35-vjeçar nuk i tradhëton ngjyrat bardheblu, teksa sipas “Zëri.info” do të veshë fanellën e Prishtinës në sezonin e ardhshëm. Kështu Kristi Vangjeli do të nisë një kapitull të ri me kampionët e Kosovës, duke u përpjekur të fitojë trofe edhe në kampionatin Kosovar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *