Kristal Abazaj për lamtumirën nga Kukësi: I përkas një klubi tjetër, nuk e di as vetë si do shkojnë gjërat

Kristal Abazaj u rikthye në Superiore për të rindezur motorrët, pas një eksperience jo të mirë në aventurën e tij jashtë Shqipërisë. Me klubin e Kukësit ka kontribuar shumë gjatë kësaj periudhe, duke e dërguar në vendin e parë.

Por në fundin e sezonit ky lojtar do të largohet, pasi i përket Anderlehtit. Në Belgjikë janë përgatitur që ta shesin në merkaton e verës. Dëshira ishte që një gjë e tillë të bëhej në verë, por vetë futbollisti u shpreh se dëshironte të fitonte titullin në Superiore. Ndërkohë në një intervistë për “Top Channel”, Abazaj flet pak edhe për momentin që do të largohet nga verilindorët.

“Trajneri na foli pas ndeshjes dhe ndjejmë keqardhje për mënyrën si erdhi barazimi në minutën e fundit, nuk patëm fat sepse ai top mund të përfundonte edhe jashtë.

Dihet që unë i përkas një klubi tjetër dhe do largohem ne fund të sezonit. Ende nuk e di se si do shkojnë gjërat pas kësaj”, tha Kristal Abazaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *