Arsenali ka marrë një tjetër fitore në Premier League. Këtë herë topçinjtë i bën dhuratë tifozëve për 31 dhjetorin dhe e mbyllin vitin në vendin e parë në Premier League. Me shifrat 2-4 arritën të fitonin ndaj Brighton falë golave të Saka, Nkeitah, Odegard dhe Martinelit.
Tashmë ekipi i Artetas mban vendin e parë me 4 pikë më shumë se Manchester City dhe një ndeshje më tepër për t’u zhvilluar. Krenaria e shqiptarëve mbetet padyshim Granit Xhaka që po e dërgon larg Arsenalin. /Sport Ekspres/