“Krenari që e kërkojnë ekipet e tjera”, trajneri i ri “i dashuruar” me Bajramin: E kam vlerësuar edhe si rival, kam fat që e stërvis

Trajneri i Empolit, Paolo Zaneti, ka dhënë një intervistë për ‘TGR Rai Toscana’, ku përsëri ka nxjerrë në pah vlerësimin e tij për Nedim Bajramin. Mesfushori shqiptar është pika kyçe e projektit të tij për sezonin e ri dhe dëshira e tij është që ai të qendrojë përsëri te Empoli, pavarësisht se Fiorentina po mendon seriozisht transferimin e Bajramit.

“Një arsye krenarie që është shumë i kërkuar, por sa i rëndësishëm është për skuadrat e tjera, aq thelbësor është për ne. Është një lojtar për të cilin nuk e kam mohuar kurrë vlerësimin tim edhe si kundërshtar dhe tani kam fatin ta stërvis dhe shpresoj ta bëj deri në fund. Bajrami është eklektik dhe di të luajë në pjesë të ndryshme të fushës. Ka teknikë dhe cilësi dhe gola. Prandaj ai është një lojtar që mund të bëjë diferencën dhe ka ende hapësirë ??për rritje”, ka thënë Paolo Zaneti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *