“Krenar që isha pjesë e kësaj familjeje të madhe”, Manaj ndahet mes emocionesh nga Barça: Do ju mbaj gjithnjë në zemër

Rei Manaj është larguar nga Barcelona, me një ëndërr të bërë realitet. Sulmuesi shqiptar është transferuar ditën e sotme në radhët e Specias, por eksperiencën e tij me katalanasit nuk ka për ta harruar përgjatë gjithë jetës së tij. Lojtari 24-vjeçar ndahet me fjalë zemre me Barcelonën, teksa përdor rrjetin e tij social në “Instagram” për të shprehur falenderimet e tij të sinqerta për të gjithë, duke nisur nga tifozët e duke përfunduar te punonjësit e thjeshtë të klubit spanjoll.

“Përshëndetje të gjithëve, cules! Së pari dua të falenderoj të gjithë tifozerinë e Barcelonës. Ndihem krenar të kem qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe, që do ta mbaj gjithnjë në zemrën time. Vlerësoj të gjithë shokët e mi të ekipit per trajtimin që gjithmonë më kanë bërë, e njëjta gjë edhe për trajnerët, anëtarët e stafit dhe të gjithë punonjësit e klubit më të madh të botës. Gjithmonë do të jeni në zemrën time”, shkruan Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *