Krahasimi/ Vetëm Hysaj dhe Strakosha kushtojnë sa dy herë Kosova!

Shqipëri-Kosovë do të luajnë sot miqësoret e tyre të radhës, në distancë 3 vjet nga përballja e fundit, në nëntor të vitit 2015, në Prishtinë. Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe shumë futbollistë të rinj janë afruar në të dy ekipet, teksa sipas vlerësimit të bërë nga faqja e njohur Transfermarkt.com, duke bërë një analizë të dy kombëtareve, organika kuqezi e thërritur nga Panuçi kushon 35 mln euro më shumë se sa ajo e Kosovës së Shaland. Ndërsa Kosova na e merr për sa i përket moshës mesatare, që është U-24, duhet theksuar se vlera në treg e kartonëve është më e madhe. Dhe, duke bërë një krahasim, vetëm Hysaj dhe Strakosha kushtojnë më shumë se sa gjithë Kosova.

Në fakt, Hysaj dhe Strakosha kanë një vlerë nominale 18 mln euro, por shkodrani këtë verë pritet të shitet 50 mln euro, nëse realizohet transferimi në Premier League. Ndërkohë, te Kosova, futbollisti me kartonin më të shtrenjtë është Milot Rashica, që u transferua te Verder Bremeni për 8 mln euro nga Viteshe.

Egzon Binaku dhe Ramadani janë ata që prekin vlerën më të ulët te kuqezinjtë, me 270 mijë euro, teksa te Kosova ka disa poshtë 300 mijë eurove, si Broja, Përdedaj, Feka e Xhemajli, pa llogaritur portierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *