Urime Kosovës: sot kundër Burkina Fasos ka ardhur fitorja e tretë rresht, edhe pse vetëm në ndeshje miqësore. Një sukses 2-0 në Francë, në po atë fushë ku Kosova mundi edhe Madagaskarin 1-0 para pak ditësh.
Nëse kundër Madagaskarit kishte ndrojtje, sot Kosova ishte padrone e fushës. Shala, Zeneli e Nuhiu humbën raste të mira në pjesën e parë, ashtu si Burkina Faso që humbi një rast të mirë. Paraqitje mjaft e mirë e Zhegrovës, por këtë radhë ishte Vedat Muriqi heroi i ndeshjes, sepse shënoi në minutën e 74-t, duke treguar se është një lojtar me potencial të madh.
Në minutat shtesë të ndeshjes, pak pasi Burkina Faso mbeti me 10 lojtarë, Kosova shënoi edhe golin e dytë, me mbrojtësin Paqarada që ekzekutoi bukur një goditje dënimi.
Fitorja e tretë rresht, pas atyre ndaj Letonisë e Madagaskarit. Trajneri Shalande e ka nisur në mënyrë perfekte dhe sot edhe mbrojtja u soll shumë mirë. Kosova është në rrugën e duhur dhe në renditjen e FIFA-s për muajin mars do të shohim spektakël, sepse kapërcimi në renditje do të jetë interesant.