Kosova U19 ka arritur një rezultat të mrekullueshëm pasditen e sotme. Dardanët e vegjël e kanë nisur me fitore “Elite Round”-in. Përfaqësuesja e Kosovës për 19-vjeçarë ka mposhtur Austrinë U19 me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshja u vendos në minutën e 49 të saj, atëherë kur Elvir Gashijani e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Me këtë fitore Kosova U19 udhëheq grupin në mënyrë të përkohshme me 3 pikë. Pas saj ndodhen Spanja U19 dhe Sllovenia U19 me nga një pikë. Fituesi i grupit kualifikohet në fazën përfundimtare të Kampionatit Europian U19, në të cilin marrin pjesë vetëm 8 skuadra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/