Edon Zhegrova dhe Idriz Voca janë dy talente të rinj të bashkuar me përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Koha Ditore, që ka publikuar listën e parë të trajnerit të ri Bernard Shaland, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Zvicerani nuk ka bërë të ditur ende listën me emrat e lojtarëve për miqësoret kundër Madakaskarit dhe Burkina Fasos, që do të zhvillohen më 24 dhe 27 në Francë, por gazeta ka zbuluar komplet listën që ai ka dorëzuar tashmë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Lista e Kosovës për dy miqësoret në Francë
Portierë: Samir Ujkani (Cremonese), Bledar Hajdini (Trepça ’89), Faton Maloku (Ferronikel)
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda (Mouscron), Lirim Kastrati (Roma 2), Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Ardin Dallku (Vorskla), Fidan Aliti (Skënderbeu), Leart Paqarada (Sandhausen), Benjamin Kololli (Lausanne)
Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Idriz Voca (Luzern), Herolind Shala (Lyngby), Valon Berisha (Red Bull Salzburg), Besar Halimi (Brondby), Milot Rashica (Werder Bremen), Bernard Berisha (Akhmat Grozny), Bersant Celina (Ipsëich Toën), Arbër Zeneli (Heerenveen), Edon Zhegrova (Genk), Elbasan Rashani (Odd)
Sulmues: Vedat Muriqi (Rizespor), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday)