Kosova hedh njërën këmbë në Ligën B, dardanët fitojnë ndeshjen e parë me Islandën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kosova ka mposhtur Islandën me shifrat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Lumbardh Dellova zhbllokoi rezultatin në minutën e 19 të takimit, por vetëm 3 minuta më vonë Oskarssoni riktheu baraspeshën. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në minutën e 58 Rexhbeçaj i dha fitoren dardanëve.

Kosova ka hedhur kështu njërën këmbë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Ekipi që do të ngjitet një ligë më sipër do të vendoset përfundimisht në ndeshjen e kthimit./Sport Ekspres/