“Kosova është si ne, do jetë më e vështira e grupit”, Luis Enrique ngre në qiell dardanët: Do na e ndërlikojnë jetën

Kosova do të presë nesër në mbrëmje një nga ekipet më të mira të botës, siç është Spanja. Iberikët vijnë me qëillimin e vetëm për të siguruar 3 pikët, por misioni i tyre nuk ka për të qenë edhe aq i lehtë. Të paktën i këtij mendimi është Luis Enrique, i cili në konferencën për shtyp vlerëson lart përfaqësuesen dardane.

“Kosova është një skuadër ndryshe nga pjesa tjetër e grupit. Ata sulmojnë dhe mbrohen mirë. Më shumë si ne. Atmosfera është perfekte. Nuk kemi probleme të luajmë këtu. Ne thjesht duam të shijojmë futbollin përtej çështjeve politike.

Ju duhet të përpiqeni të abstragoni nga jashtë dhe të përpiqeni të kontrolloni atë që mund të kontrolloni. Nesër do të jetë një nga ndeshjet më të vështira në këtë grup. Mënyra më e mirë për të bërë presion mbi Suedinë është të fitosh.

Kur një ekip është i guximshëm dhe e rrezikshme, dhe para publikut të tij, është e vështirë nëse nuk e kapërceni presionin e lartë. Është një ekip që me siguri do të na e ndërlikojë jetën”, ka thënë Luis Enrique./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online