Korea e Jugut, strategji për të hutuar Suedinë

Në futboll studiohen skema për të befasuar kundërshtarët, por ka raste që mendohen edhe zgjidhje të çuditshme, si ajo që ka bërë Korea e Jugut.

Kombëtarja aziatike ka luajtur duke ndryshuar numrat e fanellave të çdo lojtari, në miqësoret para Botërorit, por edhe në stërvitje.

“E kemi bërë për të hutuar suedezët, sepse e dimë që na kanë ndjekur dhe studiuar”, ka shpjeguar sot trajneri koreano-jugor Shin Tae-jong, një ditë para sfidës kundër Suedisë.

Korea e Jugut konsiderohet skuadra më e dobët në grupin F, ku bëjnë pjesë Gjermania, Meksika e Suedia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *