Nga Klaudio Ndreca
Në ditën e djeshme “Sport Ekspres” ka publikuar artikullin rreth Novak Djokoviç se nuk pranonte për të bërë vaksinën kundër Koronavirusit. Vetë tenisti nuk e arsyetonte vendimin që për shumëkënd dukej i çuditshëm, pasi të gjithë e presin me padurim vaksinën.
Madje duke shkuar edhe më tej teksa shprehej se nëse do të detyrohej, atëherë do të merrte vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke lënë të nënkuptohet edhe për një tërheqje. Kjo na shtyu të mendojmë se ka lidhje me konspiracionet që diskutohen se vaksina mund të jetë një mënyrë kontrolli për njerëzimin.
Më saktësisht se Novak Djokoviç e mbështet këtë teori dhe e ka një frikë të tillë. Por kjo nuk është më një hipotezë, pasi vërtetohet edhe nga gruaja e tij. Jelena Djokoviç ka ardhur me një tjetër teori po aq të dëgjuar, se përhapja e COVID-19 vjen nga 5G. Ajo ka publikuar një video 10-minutëshe të mjekut amerikan Dr Thomas Cowan që e shpjegon më saktësisht lidhjen mes 5G dhe Koronavirusit, ndërsa “Instagrami” ka ndërhyrë menjëherë për ta fshirë postimin pasi e kategorizon si një lajm të rremë. /Sport Ekspres/
Is the age of fake news approaching its end?
Good stuff from Instagram!#fake #news #jelena #djokovic pic.twitter.com/FHexGysXZy
— Marcu (@Marcuucram) April 21, 2020