Kompanitë e basteve parashikojnë shkatërrimin e Shqipërisë, fitorja e Anglisë duket gjëja më e sigurt në botë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Anglisë. Në orën 20:45, ekipet do të zbresin në fushë dhe do të luajnë sfidën e parë të kualifikueseve të Botërorit.

Sa i përket kompanive të basteve, ato nuk i lënë asnjë shpresë Shqipërisë. Sipas tyre, kuqezinjtë do të shkatërrohen në Wembley dhe fitorja e tre luanëve, duket gjëja më e sigurt në botë.

Fitorja e Anglisë kuotohet me vetëm 1.10, barazimi, duket një tjetër mision i pamundur matematikisht pasi kuotohet 8.00, ndërsa fitorja e Shqipërisë, kuotohet me 20.00. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/