Kompania e picave tallet me dështimin e Liverpulit: Na falni nëse nuk ju erdhi porosia, ky djali tani ka filluar punë

Nunez u pagua 80 milionë euro nga Liverpooli, teksa përmes bonuseve transferimi mund të shkojë mbi 100 milionë. Për kaq shumë para tifozët besuan te një lojtar i kalibrit të rëndë, por nuk rezultoi kështu.

Ky sulmues po shpërdoron raste flagrante dhe ka një mungesë efikasiteti para portës kundërshtare. Për këtë arsye është kthyer në objekt tallje.

Një prej kompanive të Domino’s Pizza ka zgjedhur që të tallet në mënyrë brutale ndaj Nunez në mënyrën e tyre.

“Më falni nëse nuk e morët porosinë tuaj sonte, ky djalë sapo ka filluar punë” lexohet në Twitter së bashku me një foto të Nunez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *