Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Vllaznia, Erzeni dhe Bylis janë dnuar për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve të tyre. Nga ana tjetër zyrtari i Lacit, Pashk Laska, është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti për shkak të protestave ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- KF Turbina, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i K.F Murlani, Kujtim Shaba, për sjellje josportive, duke përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli, Sebastian Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Sopoti, Denis Mici, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Valbona FK, Alvaro Farruku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, në bazë të nenit 64/2/b të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3–0.
- Lojtari i KF Shkumbini, Mikel Zogu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Shkumbini, Eledio Muzhaqi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Delvina, Armando Selfo, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Delvina, Aleksandër Cama, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Çeljen e hetimit disiplinor për zyrtarin e KF Shkumbini, Florent Hasbajrami.
- A.F Luftëtari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të pa autorizuar në ambientet e brendshme të stadiumit duke shkaktuar akte dhune, në bazë të nenit 64/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
- Lojtari i A.F Luftëtari, Alesio Kolonja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Pogradeci, Artion Alillari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Teuta U-15, Aleks Muharremi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Apollo 2016, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-14, kundër Studenti U-14, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- KF Bylis U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër FC Besa U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të K.F Devolli, Egli Malesija, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Devolli, Fabjan Nallbati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Valbona, Gazmir Fuçija, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Gramozi, Jordanis Dalipi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Labëria FC, Albano Çaushaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të K.F Oriku, Roland Shkreli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.