Komike/ Ia hodhi fanellën tifozëve pas golit të shënuar, lojtari i lutet t’i vijë mbrapsht se nuk kishte tjetër

Heqja e fanellës ka qenë një traditat më të zakonshme në historinë e futbollit, sidomos kur goli është vendimtar në një ndeshje. Mirëpo, ky gjest është i ndaluar dhe gjithmonë i ndëshkueshëm me karton të verdhë nga arbitri. Dje u luajt sfida e divizionit të tretë të Ukrainës mes Karpaty Halych dhe Dunaivtsi, që përfundoi 1-0 për skuadrën vendase, ku goli i fitores u realizua nga Andriy Bey në minutën e 64-t.

Pasi shënoi golin, 18 vjeçari festoi çmendurisht duke hequr fanellën tek tifozët. Arbitri vendosi ta ndëshkonte me kartonin e verdhë, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me atë që i ndodhi më pas lojtarit. Fanella përfundoi tek një prej tifozët, i cili nuk po preferoi t’ia jepte menjëherë Andrey Beyt. I gjithë publiku shpërtheu në të qeshura dhe në këtë mënyrë tifozi e vazhdoi pak lojën e tij, por në fund ia dhuroi përsëri fanellën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *