Kombëtarja/ Talenti që theu rekorde në Seria A, njeriu që i habiti të gjithë është personazhi i vitit

Nëse flasim për futbollistin më të mirë të Kombëtares dhe që ka bërë më shumë bujë në mediat europiane, zgjedhja nuk ka shumë vështirësi. “Sport Ekspres” zgjedh Marash Kumbullën si më të mirin në këtë drejtim.

Megjithëse shumë pak muaj në fushën e blertë dhe të protagonizmit, mjaftuan për të rrëmbyer dashurinë e të gjithëve. Kur Verona gjendej në Serinë B, për këtë futbollist nuk kishte vend në ekip. Por me arritjen në Seria A, trajneri i dha një mundësi pavarësisht moshës së re, duke treguar se kjo punë nuk ka të bëj me ca të dhëna dhe kartën e identitetit.

Kumbulla e shpërbleu menjëherë besimin, aqsa shumë media italiane e krahasonin edhe me De Ligtin e Juventusit. Gjithashtu edhe një gol i realizuar ndaj Sampdorias që vendosi rekordin si golashënuesi në pjesën e mbrojtjes më i ri që ka tundur rrjetën në Seria A, e kthen Marash Kumbullën jo vetëm në më të kërkuarin në Seria A, por edhe personazh të vitit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online