“Kombëtarja është nderi i madh, ekipet ndërrohen”! Xhumba komenton edhe Europianin: Këtu ndiqet nëse “je i sëmurë” ose luan baste

Arjan Xhumba, ish-qendër mbrojtësi dhe figura e shquar e Kombëtares Shqiptare, është rikthyer në mediat shqiptare që të komentojë edhe kampionatin europian. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, Xhumba ka komentuar nga Australia ku ndodhet sesi shihet Europiani atje, por duke rikujtuar edhe Kombëtaren.

“Kudo kemi qenë, gjithë jetën tonë kemi qenë refugjatë. Isha në Australi erdha në Greqi dhe erdha prapë në Australi. Kombëtarja është nderi i më madh. Ekipet ndërrohen, Kombëtarja jo. Është ajo që mbahet mend në gjithë karrierën. Këtu në Australi kam pasur ekipe futbolli, kisha kontratë me një ekip shqiptar këtu para dy vitesh. Por kemi pasur probleme me COVID19 dhe këtë kohë ja kemi kushtuar familjes.

Europiani? Shikoni, këto dy ndeshjet që luhen sot në orën 9, këtu i bie ora 5 e mëngjesit. Pra i bie që të jesh i sëmurë me futbollin që ta shohësh ose këta që luajnë baste. Finalja? Nuk e di saktësisht nëse mund të përplasen më para, por unë mendoj për një Francë-Belgjikë. Gjithsesi është mendimi im, mos e luani në baste”, tha Xhumba. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *