“Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme e shqiptarëve”, Armand Duka tregon se çfarë i tha Sylvinhos në Milano

Armand Duka ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme, ku u prezantua trajneri i ri Sylvinho, por edhe stafi i tij. Kreu i FSHF ka treguar pak nga biseda e parë që ka bërë në Milano me brazilianin. Duka i ka treguar trajnerit sesi përjetohet Kombëtarja në Shqipëri dhe sa përgjegjësi duhet të ketë në këtë detyrë të re.

“Gjëja e parë që i kam thënë Sylvinhos dhe të gjithë trajnerëve të tjerë që ishin kandidat për të marrë Kombëtaren ishte pjesë që Shqipëria është më shumë sesa një ekip për ne, për shqiptarët. I kam kërkuar Ramës që të presi stafin e Kombëtares, për t’i treguar stafit atë që i thashë në Milano. Për t’i thënë Sylvinhos dhe stafit të tij që Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme që kemi ne shqiptarët. Këtë mund t’ia shprehja në një takim me drejtuesin e vendit”, tha Duka. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *