Kombëtarja e Polonisë ka bërë zgjedhjen përfundimtare, kreu i Federatës tregon trajnerin e ri: I huaj dhe me përvojë në Kombëtare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Federata Polake e Futbollit e ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri. Cezary Kulesza ka konfirmuar për “RMF24” se tashmë zgjedhja e tij është bërë dhe mbetet vetëm përgjigja e palës tjetër.

“Mund të thoni se tashmë e di se kush do të jetë trajneri, por vendimmarrja mbetet në anën tjetër. Dihet që kjo mund të zvarritet për disa ditë dhe unë pres vetëm një përgjigje nga ana tjetër. Më lejoni të them se këto bisedime kanë përfunduar dhe tani mbetet vetëm vendimmarrja nga ana tjetër, pranimi i kontratave”, ka konfirmuar Cesary Kulesza.

Emrat e lakuar për pankinën polake janë Bento, Renard, Petkoviç dhe së fundmi trajneri i sapo larguar nga Portugalia, Santos. Ndërkohë legjenda e Liverpool-it, Gerrard, përjashtohet si mundësi, pasi vetë kreu i Federatës Polake të Futbollit është shprehur se trajneri i ri do te jetë i huaj dhe me përvojë të mëparshme në drejtimin e Kombëtareve.M

“Mund të konfirmoj zyrtarisht se do të jetë një trajner i huaj. Kemi një marrëveshje paraprake”, ka thënë Cezary Kulesza për “tvpsport.pl”. Kujtojme se Polonia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në kualifikueset për Euro24./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *