Kombëtarja e Kilit solidarizohet me qytetarët, kapiteni Medel: Jemi njerëz para se të jemi futbollistë

Futbollistët e Kilit kanë vendosur të heqin dorë nga ndeshja miqësore që ishte planifikuar të luhej kundër Perusë në datën 19 nëntor. Arsyeja e këtij vendimi është situata e vështirë në të cilën vendi i tyre është duke kaluar.

Në një kohë kur banorët e Kilit janë duke protestuar për ndryshim dhe rimëkëmbje të krizës që ka kapluar vendin amerikano jugor, futbollistët e Kombëtares së tyre nuk e kanë parë të arsyeshme të zbresin në fushën e blertë dhe kanë vendosur të solidarizohen me bashkëkombasit e tyre duke zgjedhur anulimin e ndeshjes miqësore. Mbi këtë çështje ka folur edhe kapiteni i kilianëve, Geri Medel që është shprehur me fjalët:

“Kemi vendosur të gjithë si ekip që të mos zhvillojmë ndeshjen miqësore ndaj Perusë për shkak të momentit social që po përjeton vendi ynë. Para se të jemi futbollistë jemi njerëz dhe qytetarë. Sot Kili ka prioritete shumë herë më të rëndësishme se një ndeshje futbolli. Ka një përballje të rëndësishme për barazi dhe për ndryshimin e shumë gjërave që kilienët të jetojnë në një vend më të mirë. Mbështesim gjithë manifestimet, por pa dhunë apo lëndime nga të dyja palët. Kili ka nevojë për paqe, por nuk duhet të harrohen kërkesat që nisën këtë lëvizje”./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online