Kombëtarja U-19 dhe Kombëtarja U-18 kanë zhvilluar këtë të mërkurë një miqësore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit U-19 më 3 dhe 5 shtator. Ndeshjen e luajtur në kompleksin Internacional në Pezë Helmes, trajneri i Kombëtares U-19, Armand Cungu e nisi me këtë formacion: Ortelio Biba, Xhoel Vrapi, Enea Borova, Alesio Stafa, Enes Papa, Bradly Buci, Mario Jushi, Rubien Goga, Frenki Shahaj, Kevin Leka, Ilir Gjuzi, ndërsa gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Augen Hasani, Ertigen Shehu dhe Envi Bocka.
Ndërsa përballë tyre trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, e nisi sfidën duke hedhur në fushë këtë 11-sh: Endri Dema, Orgest Merkaj, Erest Lamellari, Blerim Qokaj, Armand Hasa, Danilo Bajraktari, Orgi Cena, Ersi Matmuja, Alvi Mezani, Muco Boci, Redi Kacanolli dhe Mikael Rakipaj e Sajdi Thana, të cilët hynë në fushë gjatë ndeshjes si zëvendësues.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 të formacionit U-19 me golat e shënuar nga Gjuzi (2 ) dhe Goga. Për 18-vjeçarët shënoi Thana, teksa Vrapi shënoi autogol në portën e tij. Në fakt, të gjithë lojtarët e ftuar në këtë miqësore kanë qenë pjesë e grumbullimeve të vazhdueshme të Kombëtares U-19 dhe janë pjesë e planeve të ekipit kuqezi.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Cungu, që po përgatiten edhe për pjesëmarrjen në “Qualifying Round” të Europianit për moshën U-19, janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me ndeshjet që do të luhen në Shqipëri në datat, 10, 13 dhe 16 nëntor. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një grumbullim njëjavor para dy miqësoreve me Izraelin me qëllim harmonizimin e skuadrës në prag të ndeshjeve kualifikuese që do të kenë një muaj më pas.
Kombëtarja U-19 këtë vit ka zhvilluar disa seleksionime dhe grumbullime, ku trajneri Cungu ka pasur mundësi të vëzhgojë një pjesë të madhe të lojtarëve që luajnë brenda dhe jashtë vendit, si dhe zhvilloi dy ndeshje miqësore me 19-vjeçarët e Kosovës.