Nuk ishte ndeshje fantastike, por është Kupa e Botës dhe në grupe vlejnë pikët.
Serbia e ka nisur shumë mirë Botërorin, duke marrë tre pikë të arta ndaj Kosta Rikës, falë një perle nga Kolarov, mjeshtër nga goditjet e dënimit.
E majta e tij perfekte zgjidhi një ndeshje mjaft të ekuilibruar dhe me pak raste për shënim, ku vendosi eksperienca serbe.
Pritej futboll më i bukur, por pak rëndësi ka për serbët.
KOSTA RIKA – SERBI 0-1
Shënues: Kolarov 56′
90′ Mbyllet me kaq, fiton Serbia.
75′ Kosta Rika ushtroi presion pas golit, por nuk zgjati shumë. Serbia me shumë eksperiencë ul ritmin e ndeshjes.
56′ GOL SERBIA! Kolarov dhuron spektakël, me një gjuajtje perfekte që kalon murin dhe pushon në rrjetë! Specialist!
Never in doubt! Kolarov is a beast with the free kicks. 1-0 Serbia! ???? #CRCSRB #Kolarov #WORLDCUP pic.twitter.com/YdSW7CUXa0
— Andrew Brannen (@andrewbrannen) June 17, 2018
PUSHIMI I NDESHJES – Nisi bukur, por ndeshja u përgjumur pas 20 minutave të para. Kosta Rika me e balancuar, Serbia pa ritëm e pa ide në sulm.
30′ Fillimi i bukur ishte momental, tani ndeshja este përgjumur.
15′ Serbia nis të sulmojë rrezikshëm. Ivanoviç hedh një kros nga e djathta dhe Navas largon me vështirësi. Edhe Mitroviç tenton, por gjuajtja e tij ndalet nga një mbrojtës. Ndeshje e bukur.
12′ Fillim i shpejtë nga të dy skuadrat dhe po luhet hapur. Kosta Rika krijon shansin e parë, Urenja kroson dhe Gonzales i harruar në zonë godet me kokë mbi traversë.
1′ Nis ndeshja.
Gjithçka gati në Samara, Kosta Rika do të përballet me Serbinë, në një sfidë me shumë rëndësi në grupin E, ku favorit i madh është Brazili.
Serbia niset favorite, ka një skuadër me emra shumë të njohur, nga Ivanoviç te Kolarov e Ljajiç, ndërsa lojtari për t’u ndjekur është natyrisht ylli i Lacios Milinkoviç Saviç.
Te Kosta Rika ylli është portieri Kejlor Navas, por ashtu si 4 vite më parë, Kosta Rika është një kombëtare që mund të befasojë.