Erjona Sulejmani e ka harruar tërësisht kohën me Blerim Xhemailin, ndërsa janë edhe prindër së bashku. Por historia e dashurisë do të përfundonte dhe tashmë është harruar plotësisht. Në një intervistë për mediat italiane, e ka cilësuar jetën e mëparshme si nën “zinxhirë”, duke nënkuptuar se këtu ka ndikuar edhe pjesa se njeriu që u martua merrej me futboll. Gjithmonë mendohet se ky sport jep përparësi për lidhjet martësore, por ka edhe raste që provojnë të kundërtën.
“E kam takuar Xhemailin kur kam fituar “Miss Elegancën” në Shqipëri. E kur ai më tha që jam futbollist, unë i thashë: “Për Zotin, nuk dua të kem të bëj me ty”. Tani jam e lirë, e lumtur dhe si një femër e vetme. Po e kuptoj sesa e vështirë ishte “jeta me zinxhirë”. Futbolli do të thotë që të lini jetën tuaj mënjanë për të ndjekur tjetrin. Të ndryshoni vazhdimisht qytetin, vendin. E dua Xhemailin si babain e fëmijëve dhe do ta respektoj gjithmonë për rolin që ka, po si femër nuk e dua më. Uroj të arrijë më të mirën”, ka thënë Sulejmani. /Sport Ekspres/