Granada është gati për të shpërblyer Myrto Uzunin. Ky i fundit po e ndihmon jo pak ekipin dhe ka dalë nga pritshmëritë në La Liga 2. Ekipi spanjoll kërkon të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll dhe sulmuesi shqiptar është pika ku nis projekti.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se Uzunit do t’i ofrohet një kontratë e re. Bëhet fjalë për kushte më të mira pagese pasi kontrata aktuale skadon në 2025, ka ende shumë kohë deri në përfundimin e saj. Gjithashtu vlen të theksohet se Myrto Uzuni është një prej tre lojtarëve më të kushtueshëm në vlerë kartoni në La Liga 2. /Sport Ekspres/